Tuesday, March 25, 2008

Keshilla praktike ne kuzhine

1-Per te pastruar makinen e mishit gjate grirjes se mishit me dhjame, grihen me pare 2-3 kokrra patate, pastaj lahet.

2-Shishet mund te pastrohen duke i shplare me pare me uje, pastaj me patate te grira ose me lekuret e tyre, duke i tundur fort.

3-Per te hequr eren e rende te termusit, ai duhet te shplahet me uje e uthull.

4-Per te ruajtur qumeshtin 2-3 dite ai duhet te zihet 2 here, nje here ne mengjes dhe nje here ne darke dhe te ftohet ne ene te hapur.
5-Qe djathi te mos thahet, duhet te mbulohet me nje pecete te lagur me uje me kripe.

6-Qe djathi te mos therrmohet gjate prerjes, duhet te vihet ne uje te vaket per 8-10 minuta.

7-Mishi dhe peshku duhet te lahen jo shume para gatimit.nuk duhet te mbahen ne uje, pasi humbasin proteinat, kriperat mineraledhe keshtu ulet vlera ushqimore e tyre.

8-Qe mishi gjate skuqjes te krijoje nje kore te bukur ne siperfaqe, duhet qe para gatimit te fshihet me nje pecete.

9-Trute para se te zihen duhet te skuqen.

10-Qepa per qofte nuk duhet te grihet ne makinen e mishit, por ne rende.

11-Gjate skuqjes se mishit ne copa, keshillohet qe ena te mbulohet me kapak, pasi ne kete menyre avulli nuk del, por mbetet ne mish duke i dhene atij shijen e mishit te stufuar dhe jo te skuqur.

12-Perimet ruhen te fresketa per disa dite nese mbeshtillen me pecete te lagur.

13-Sa me te medha te priten perimet gjate gatimit, aq me pak humbasin vleren e tyre ushqimore.

14-Pureja me patate te reja nuk behet e shijshme, pasi ato permbajne pak amidon.

Friday, March 7, 2008

Kukurrec

Për 4-5 persona duhen:Zorrë 1 palë, të brendshme 300 g. kripë, piper, spec i kuq, rigon, yndyrë 2-3 lugë gjelle.
Zorrët e qengjit pastrohen mirë dhe lahen duke i kthyer nga të dyja anët. Merren mëlçitë,mushkëritë etj dhe priten në copa kubike mesatare.
U hidhet kripë, piper i zi, rigon të cilat përzihen, pastaj shkohen me radhë në hell një copë mushkri, një copë mëlçi e kështu me radhë. Si të jenë shkuar të gjitha të brendshmet në hell pleksen me zorrët sipër duke i mbuluar këto. Kukureci bëhet më i shijshëm kur piqet në hell, mbi prush ose në furrë me zjarr të ngadaltë në mënyrë që të mos përvëlohet. Si të jetë skuqur nga të gjitha anët, hiqet nga helli, vendoset në pjatë dhe i hidhet piper i zi i bluar. Gjatë pjekjes në furrë spërkaten me lëngun e vet duke i hedhur edhe pak yndyrë.